Urime nga Italia për zgjedhjen e Pendarovskit për president

Ambasadori italian Кarlo Romeo i dorëgoi letër urimi Presidentit të sapozgjedhur Stevo Pendarovski nga presidenti i Italisë, Sergio Matarella, në të cilën ai personalisht dhe në emër të vendit të tij e përgëzoi atë për zgjedhjen e tij si president i Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke i uruar “suksese në këtë detyrë të lartë të besuar nga populli”.

Marketing

Në letrën drejtuar Pendarovskit, të cilën ambasadori Romeo e publikoi në Tuiter , Matarela shkruan se Italia mbështet hapat e reformave të vendit në perspektivën e integrimit evropian dhe euroatlantik dhe do të vazhdojë të mbështesë veprat konstruktive të Shkupit për bashkëpunimin e frytshëm rajonal.

“Jam i bindur se në kohën e mandatit tuaj presidencial, Republika e Maqedonisë Veriore do të arrijë përparim konkret, i cili është i nevojshëm për integrimin e saj më të shpejtë në shtëpinë e përbashkët evropiane. Në këtë kontekst, ne së bashku mund të konsolidojmë partneritetin dypalësh dhe të forcojmë më tej lidhjet politike, kulturore dhe ekonomike që për një kohë të gjatë kanë bashkuar dy vendet tona. Me këto urime, shpreh dëshirat e MEDIAL të sinqerta për mirëqenien tuaj personale, si dhe për prosperitetin e popullit miqësor të Maqedonisë së Veriut”, citohet në urimin e presidentit italian Sergio Matarela për Stevo Pendarovskin për zgjedhjen e tij si kreu i shtetit.

Marketing