Urimi i kryetarit të Çairit Visar Ganiu me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës

Urime Dita e Evropës 9 Maji, Çairi -pjesë e familjes evropiane
Urime dita Evropë, sot dhe për çdo ditë ne si Komunë e Çairit jemi pjesë e familjes tënde, ndërsa unë jam kryetar i një komune evropiane.

Marketing

Sot kur festojmë këtë Ditë dhe jemi aq afër Bashkimit Evropian, dua të përkujtoj se vlerat evropiane janë gjithmonë sinonim i paqes, i zhvillimit ekonomik, kulturor, mirëqenies dhe se këto vlera duhet t’i ruajmë me shumë kujdes. Mos të harrojmë në asnjë moment që synimi ynë kryesor është anëtarësimi në Bashkimin Evropian!