Uruguai e mposhti në fund Egjiptin

Uruguai ka marrë pikët e plota kundër Egjiptit, duke triumfuar në fund të takimit.
Uruguai e ka nisur me këmbë të mbarë në Rusi, duke e mposhtur 1-0 Egjiptin e Mohamed Salah, që pavarësisht lajmeve se është gati për lojë, nuk zbriti për asnjë minutë në fushë.

Marketing

Jose Gimenez ishte heroi i Uruguait duke shënuar golin e tri pikëve në minutën e 89’, për t’i shokuar egjiptianët, të cilët vuajtën gjatë gjithë takimit me raste të pastra shënimi nga Cavani e Suarez.

Uruguai tani i bashkohet Rusisë në krye me nga 3 pikë, kurse Egjipti e Arabia Saudite me zero.
Sfidat e ardhshme zhvillohen me 19 qershor, Rusi-Egjipt dhe 20 qershor, Uruguai-Arabi Saudite.

Marketing