Ushtari profesionist i ARM-së pjesëmarrës në incidentin e Krushevës

Ministria e Mbrojtjes (MM) formon Komision me qëllim të ngritjes së procedurës kundër ushtarit profesionist Martin Bogoevski, i cili njihet në video xhirimin e incidentit të djeshëm të kremtimit të festës Ilinden në Meçkin Kamen në Krushevë.

Marketing

“Me qëllim që të bëhet e qartë situata edhe në prapavijën e ngjarjeve, ushtari profesionist Bogoevski sot është ftuar në bisedime dhe në marrje në pyetje në Policinë ushtarake. Gjatë marrjes në pyetje, ushtari Bogoevski, edhe pse në video-xhirim shihet si qëndron në radhë të parë, ka mohuar se ka marrë pjesë në incidentin në të cilin janë sulmuar verbalisht dhe me hedhje gjësendesh ndaj të ftuarve të larta zyrtarë nga vendet e huaja, si dhe delegacioni qeveritar që erdhi në Meçkin Kamen me qëllim që të marrë pjesë në kremtimin e Ilindenit”, kumtoi MM.

Ministria e Mbrojtjes, qëndron në kumtesë e dënon pjesëmarrjen e ushtarit profesionist Bogoevski në incident dhe theksojmë se pjesëtarët e institucioneve siç është ARM-ja nuk kanë vend në grupet që përdorin dhunë për realizimin e qëllimeve politike dhe të cilët me sulme mbi përfaqësues të lartë zyrtarë e prishin imazhin e ARM-së dhe të Republikës së Maqedonisë.

Ministria e Mbrojtjes do ta informojë opinionin për rrjedhën e procedurës dhe për masat e ndërmarra lidhur me këtë rast.

Marketing