UT shpall rezultatet përfundimtare për studentët e ardhshëm të trembëdhjetë fakulteteve

Sot, Universiteti i Tetovës i ka shpallur rezultatet përfundimtare (kliko: www.unite.edu.mk), të afatit të parë të regjistrimit, në kuadër të të cilit kanë aplikuar qindra kandidatë nga vendi ynë dhe më gjerë. Kandidatët – studentët e ardhshëm të trembëdhjetë fakulteteve, do të behën pjesë e UNIVERSITETIT të parë në gjuhën shqipe në vendin tonë. Studentët rishtarë në vitin akademik 2021/2022 e kanë të njohur sakrificën dhe historinë e lavdishme të këtij institucioni, i cili për 27 vjet me radhë ka përgatitur kuadro të profileve të ndryshme, ka dhënë kontribut të rrallë përtej auditorëve të tij duke iu përgjigjur sfidave dhe vështirësive me të cilat është përballur dhe përballet shoqëria jonë edhe sot e kësaj dite.
UT u ka paraprirë shumë proceseve dhe situatave sikundër është përfshirë drejtpërdrejtë në zgjidhjen ose tejkalimin e tyre. Mjafton të risjellim në vëmendjen tonë përfshirjen e studentëve tanë në momente historike dhe në ngjarje të tjera që janë të freskëta për memorien kolektive.
Edhe sot profesorët dhe studentët tanë, përkatësisht profesorët dhe studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë japin kontributin e tyre në betejën me pandeminë Covid -19. Ata i gjen kudo, në qendrat infektive, në qendrat e vaksinimit dhe rivaksinimit dhe në reparte të tjera të sistemit shëndetësor. Misioni i universiteteve – është ky MISION që Universiteti i Tetovës e kryen me sukses në gati tri dekada me radhë.

Marketing