Vazhdojnë ndeshjet e Ligë së Kombeve, derbi Kroacia – Franca

Sot do të vazhdojnë ndeshjet në Ligën e Kombeve.

Marketing

Sot do të zhvillohen disa përballje mjaft interesante në kuadër të Ligës së Kombeve.

Shqipëria luan ndeshjen e parë në këtë kompeticion, transmeton lajmi.net.

Kombëtarja shqiptare do të luajë në udhëtim te Islanda.

Shqipëria do të kërkojë pikët e para në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Ndeshje tjetër interesante është ajo në mes Kroacisë dhe Francë.

Të dy këto kombëtare kanë pësuar disfatë në ndeshjen e parë, andaj do të kërkojnë fitore në këtë takim.

Ndeshja tjetër do të jetë ajo në mes Austrisë dhe Danimarkës.

Të dy këto kombëtare mposhtën kroatët dhe francezët në kuadër të takimit të parë.

Si Austria ashtu edhe Danimarka do të kërkojnë tri pikët, për të kryesuar grupin me gjashtë pikë.

Të gjitha këto takime zhvillohen sot, me fillim nga ora 20:45