Vazhdojnë punimet për kapjen e drejtuesit të platformës së kriptovalutave Thodex

ORHAN ONUR GEMİCİ

Përpjekjet për kapjen e Faruk Fatih Özer-it, themeluesit dhe menaxherit të bursës së kriptomonedhave Thodex, i kërkuar me njoftim të kuq ndërkombëtar, janë intensifikuar në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut me pjesëmarrjen e dy ekipeve nga Turqia, raporton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Në vijim është hetimi i filluar nga prokuroria turke më 22 prill, mbi dyshimet se një numër i madh njerëzish janë dëmtuar për shkak të pamundësisë për të hyrë në faqen e internetit të kompanisë Thodex.

Në kuadër të hetimit Interpoli turk ndërhyri dhe paralajmëroi policinë e Interpolit të vendit ku ai mund të ikte, ndërkohë që u lëshua njoftim i kuq ndërkombëtar.

Punimet për kapjen e Özer-it po zhvillohen në Shqipëri, pasi u përcaktua se ai kishte ikur në Shqipëri.

Mbështetje janë duke ofruar edhe dy ekipe të përbërë nga pesë persona secili, të formuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Turqisë.

Njëri nga ekipet po punon në koordinim me kolegët shqiptarë, kurse tjetri me kolegët në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Mal të Zi, ku Özer po ashtu mund të ketë ikur.

Ndryshe, në kuadër të hetimit, deri më tani janë arrestuar 78 nga 82 persona për të cilët është lëshuar fletarrestim.

Gjashtë nga të dyshuarit e arrestuar, përfshirë vëllain e Faruk Fatih Özer-it, Güven Özer, dhe motrën Serap Özer, janë mbajtur në paraburgim, dhe të gjithë të dyshuarit e tjerë janë lënë të lirë, përfshirë 35 me kusht të kontrollit gjyqësor.

Aktualisht në arrati janë katër persona, në mesin e të cilëve gjendet edhe themeluesi i Thodex-it, Faruk Fatih Özer.



.. .