Vazhdojnë reagimet në Greqi për bisedën Zaev-Spiraki

Takimi i pretenduar midis eurodeputetes dhe zëdhënëse e Demokracisë së Re, Maria Spiraki, me kryeministrin Zoran Zaev në Bruksel edhe më tej është në fokus të vëmendjes në Greqi, para së gjithash përmes kumtesave nga Kabineti i kryeministrit grek dhe akuzave deri te partia opozitare.

Marketing

Se Spiraki është takuar me Zaevin ishte publikuar në stenogramet nga takimi i liderëve në Maqedoni, ndërsa zëdhënësja e Demokracisë së Re ka pohuar se rastësisht është takuar me kryeministrin e Maqedonisë.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, nga Kabineti i Ciprasit, thonë se takime sekrete ka pasur, me urdhër të Micotakisit.

“Dje Demokracia e Re nuk gjeti fjalë të thotë për atë që ishte zbuluar se nga kryeministri i IRJM-së ka kërkuar të mos kërkojë zgjidhje me Qeverinë e tanishme, por në një fazë të mëvonshme, nëse Micotakis vjen në pushtet, që para zgjedhjeve të mos ndahet Demokracia e Re. Sot zbulohet se “kafja e rastësishme” e zëdhënëses së Demokracisë së Re ishte dakordësuar deri në detajin e fundit nga Zyra diplomatike e Demokracisë së Re, ndërsa takimi nuk ka qenë aq “i rastësishëm”, por ka qenë në hotelin “Courtyard by Mariott Brüssels” ku ka qëndruar delegacioni zyrtar i Zoran Zaevit” kumtojnë nga Kabineti i Ciprasit, ku përmes kumtesës kanë reaguar edhe dje, derisa ndërkaq nga Demoracia e Re nuk ka kurrfarë përgjigje.

Kur ishin publikuar stenogramet nga takimet e liderëve, Maria Spirali, për mediat greke ka pohuar se rastësisht duke shkuar për kafe në Bruksel, e ka takuar kryeministrin e Maqedonisë.
Nga Qeveria e Maqedonisë thonë se nuk ka pasur takim të caktuar zyrtar midis kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev dhe zonjës Maria Spiraki, apo kushdo anëtar tjetër i opozitës greke.

Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, vitin e kaluar, kryeministri Zaev dhe Spiraki kanë pasur kafe-bisedë të shkurtër, siç ka ai me shumë deputetë të Parlamentit Evropian apo me politikanë nga vende të ndryshme, gjatë vizitave të tij në Bruksel, theksojnë burime qeveritare në Shkup.