Vazhdon gjykimi për ‘27 prillin’

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Marketing

Gjykimi ndodhet në fazën e dëshmive dhe sot duhet të vazhdojë me shikimin e video-inçizimeve nga kamerat e sigurisë në Kuvend. Kjo është seanca e dytë për këtë lëndë gjatë kësaj jave, ndërsa për çdo ditë janë caktuar seanca deri në fund të javës.

Për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar të akuzuar janë 33 persona për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” .

Për rastin “27 prill” të Prokurorisë Speciale Publike janë të akuzuar gjithsej 33 persona, prej të cilëve 31 persona për kërcënim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje.

Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen,n Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mlladenovski, Mihail Mlladenovski,
Zakariе Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vllatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski

Marketing