Vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Marketing

Në seancën e fundit u lexuan SMS porositë nga celulari i dëshmitarit Sashko Kocevski, i cili ka qenë i angazhuar për votimin elektronik në Kuvend.

Në seancë ishin të pranishëm 32 të akuzuarit, përveç Sasho Markovski, për të cilin për shkak të gjendjes së tij shëndetësore është ndarë procedura.

Procesin e gjykimit e udhëheq Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësuese të aktakuzës janë Vilma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska.

Për ngjarjet e 27 prillit të akuzuar janë 33 persona, mesin e të cilëve edhe deputetë dhe të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme