Vazhdon gjykimi për rastin “Monstra”

Në gjykatën Penale sot vazhdon gjykimi për rastin ‘Monstra’ për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012.

Marketing

Në seancën e fundit dëshmuan ekspertët e krim-teknikës.
Në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012 kur edhe ka ndodhur vrasja e pesëfishtë, është gjuajtur tre herë me Kallashnikov dhe njëherë me pistoletë, kështu deklaroi para trupit gjykues, eksperti i krim teknikës Nexhat Muriq.

Ndërsa, ekspertja Snezhana Nikollovska e cila ka bërë ekspertizë të tokës nga vendi i ngjarjes dhe veturës tha se dheu i marrë nga Smillkova përkon me atë të veturës Opel Omega. Megjithatë pala mbrojtëse thotë se përveç që është montuar procedura me veturën dhe dëshmitarin e koduar është montuar edhe puna e ekspertizës.

Marketing