Vdes e pastrehë, por sa para kishte në bankë?

Policia në Bejrut ka gjetur të vdekur 53 vjeçaren, Fatima Otman, një grua me aftësi të kufizuara e cila kërkonte lëmoshë rrugëve të qytetit.

Marketing

Fatima u gjet në një makinë të braktisur dhe me vete kishte 3,300 dollarë. Megjithatë nuk ishte kjo çudia më e madhe, pasi Fatima në llogari të kurimeve kishte 1.1 milion dollarë.

Zëdhënësi i policisë, Jozef Musala, ka bërë të ditur se Otman kishte vdekur nga një sulm ne zemër, dhe se vdekja e saj nuk po cilësohet si e dyshimte. Megjithatë shokuese edhe për policinë ishte pasuria e saj.

Sipas banorëve të këtij vendi Fatima kishte mbetur invalide pas lëndimeve që kishte marrë gjatë luftës civile libaneze. Ajo ishte bërë e famshme përmes një fotografie ku një ushtar libanez i kishte ofruar ujë.

Policia vizitoi familjen e Fatimes që jeton në qytetin Ain Al Zahab në veri të Libanit, ku Fatima do të varroset. Ata gjithashtu mbetën të tronditur pas zbulimit të pasurisë së saj.

Marketing