Vedat Muriqi shumë i mërzitur për vdekjen e ish bashkëlojtarit të tij: U prehtë në qiell vëllai im

Mediat turke raportuan të martën se mbrojtësi ndërkombëtar Ahmet Çalik ka humbur jetën në një aksident trafiku mëngjesin e sotëm.

Marketing

Sipas ekipeve të shpëtimit, 27-vjeçari ka vdekur në vend pasi makina e tij ka rrëshqitur në qytetin Hacılar në lagjen Gölbaşı.

Ahmet Çalik e filloi karrierën e tij profesionale me Gençlerbirliği para se të vishte fanellat e Galatasaray-t, për tre sezone, pastaj Konyaspor.

Në lidhje me vdekjen e tij ka reaguar edhe sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi. Ai u shpreh shumë i pikëlluar nga vdekja e ish bashkëlojtarit të tij.

“Më vjen shumë keq dhe nuk di çfarë të them. Jam i pikëlluar për humbjen e një shoku, kolegu dhe vëllai shumë të mirë, me të cilin kam luftuar për të njëjtën fanellë. U prehtë në qiell vëllai im, je gjithmonë në zemrat tona. Na vjen keq për humbjen tuaj”, shkruajti Muriqi.

Marketing