Vendos goli i Benzemasë, Reali fiton derbin me Rayon

Reali i Madridit nuk ndalet as në derbin me Rayo Vallecanon. “Los Blancos” triumfuan 0-1 në Vallecas falë golit të shënuar nga Karim Benzema në minutën e 83-të, i asistuar nga Vinicius Junior.

Marketing

Për sulmuesin Benzema ky ishte goli i 19-të sezonal në La Liga, 6 më shumë se shoku i tij i skuadrës, braziliani Vinicius. Më herët, pikërisht në minutën e 39-të, Realit iu anulua një gol nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje (shënoi Casemiro).

Reali me këtë fitore shkon në kuotën e 60 pikëve, nëntë më shumë se Sevilla ndjekëse, që luan këtë të diel derbin me Betisin.