Vera shqiptare fiton 12 medalje në panairin e mbajtur në Serbi

Në Serbi është mbajtur panairi i parë ndërkombëtar i verërave në kuadër të nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.

Marketing

Ky panair u hap nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski.

E pas përfundimit, Rama ka treguar se vera shqiptare ka fituar 12 medalje në këtë panari.

Ai gjithashtu përmes një postimi në Facebook ka ndarë edhe disa pamje nga ky panair.

“12 medalje për Verën shqiptare në panairin e verës #OpenBalkan WINE VISION. Një juri ndërkombëtare me standardet dhe personalitete gjyqtarësh të panaireve më të njohura të verës, ka akorduar për verërat shqiptare medalje”, ka shkruar Rama.