Veriu i Italisë përballet me rrëshqitje dherash të frikshme dhe stuhi rrufesh (VIDEO)

Veriu i Italisë përballet me rrëshqitje dherash të frikshme dhe stuhi rrufesh (VIDEO)
Stuhitë, rrëshqitjet e dheut dhe rrufetë kanë shkaktuar një sërë problematikash në Italinë e Veriut.

Marketing

Pas rrëshqitjes së madhe të dheut që ra nga mali në luginën franceze Maurienne, në Savoy, trafiku hekurudhor ndërmjet Italisë dhe Francës përmes tunelit Frejus mbetet i mbyllur për një periudhë të pacaktuar.

Rrëshqitja e dheut në Savoy ka bërë që qarkullimi me trenat me shpejtësi të lartë Milano-Paris të pezullohen.

Në një video të publikuar në media duket momenti i frikshëm kur ndodh rrëshqitje nga mali dhe bllokojnë linjën hekurudhore dhe rrugën. Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë ndërsa për disa drejtues mjetesh që kanë qenë duke kaluar aty në ato momente kanë mundur të shpëtojnë.

Tuneli i autostradës Frejus është i hapur vetëm për automjetet që peshojnë më pak se 3.5 ton. Autostrada A43 midis Sant-Micel.de-Maurienne dhe Mdanee dhe Route Dèpartementale 1006 midis La Praz dhe Le Freney u ndërprenë gjithashtu në Francë.

Mediat italiane bëjnë me dije se nuk kanë munguar as rrufetë, ku më e frikshmja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 18:00. E gjithë zona u godit nga shiu dhe era për të paktën një orë. Por fenomeni më intensiv erdhi me shkarkimet e shumta dhe të përsëritura elektrike.