Veseli i përgjigjet Taravarit: Do të takohemi pas largimit të mërgimtarëve

Kryeshefi i policisë së Gostivarit, Basri Veseli i është përgjigjur ftesës së kryetarit Taravari. Në përgjigjen që sërish vjen në Facebook, Veseli thotë se pas largimit të mërgimtarëve do bëjmë një vizitë zyrtare në Komunën e Gostivarit si institucion. Për akuzat politike, Veseli thotë se i bindet vetëm Zotit dhe askuj tjetër.

Marketing

“Më akuzon se reagimi im normal si qytetar dhe Shef i Policisë për sigurinë e qytetarëve qënka politik!? Ti mund të sillesh pozitivisht, mund të flasësh për transparencën, mund të flasësh për korrupsionin e ulët, por faktet janë fakte,dhe kèto fakte janë brengosëse dhe duhet te luftohen dhe të tejkalohen. Lëri faktet të flasin vetë sepse janë tronditëse. Shumë qytetarë janë sulmuar nga qentë, ka patur edhe humbje jete dhe ky fakt nuk zhbëhet,andaj edhe ky fenomen është i hidhur dhe kjo duhet te tjekalohet, duhet kërkuar të falur, qytetarëve që nuk është menaxhuar si duhet. Siguria e shëndetit të qytetarëve është rrezikuar duke marr parasyshë edhe frekufencen e madhe te qytetareve, e veçanarisht në organizimet e manifestimeve që duhet bërë kujdes në masat ant Covid.

Kam pohuar dhe do të pohoj gjithmonë atë që dëmton jetën e qytetarëve të mi. Nuk më duhet dhe as më është dashur prapaskena politike për të reaguar dhe pohuar atë që dëmton Gostivarin apo qytetarët e tij. Jam i vendosur t’i mbroj çdo ditë të jetës sime. Policia e qytetit dhe unë përsonalisht si Shef i atij institucioni jemi plotësisht të angazhuar në ruajtjen e rendit, sigurisë dhe shëndetit publik. I bindemi me vetëmohim detyrës që na është ngarkuar dhe, momentalisht Policia e Gostivarit është duke punuar me kapacitet maksimal që të garantojë mirëqënien dhe sigurinë e mërgimtarëve tanë që janë kthyer në familjet e tyre. Ky është prioriteti im si person zyrtar dhe qytetar i thjeshtë. Ky është prioriteti i Policisë dhe çdo punonjësi në atë institucion. Pas largimit të mërgimtarëve do bëjmë një vizitë zyrtare në Komunën e Gostivarit si institucion”, shruan Basri Veseli, Kryeshefi i Departamentit për Punë të Brendshme Gostivar./tv globi

Marketing