20 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, Osmani: MKO – një perlë politike

Me rastin e shënimit të jubileut, 20 vjet nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur Mbledhje tematike. I pari i diplomacisë së vendit, Bujar Osmani ka përshëndetur nismën për shënimin e përvjetorit të Marrëveshjes, duke bërë me dije para ekzekutivit dhe opinionit rëndësinë politike dhe diplomatike të vet Marrëveshjes.

Marketing

“20 vjet storje autentike e integrimit të suksesshëm të brendshëm shoqëror si sfidë e llojit të vet do të jetë sfidë për çdo vend, në rajon edhe realitet në vete. Është një perlë politike, e cila i tejkalon kufijtë e vendit, por ishte edhe forca e brendshme që na përgatiti për t’u ballafaquar edhe me sfidat e jashtme. Dhe në këtë drejtim ishte bazë edhe në nënshkrimin e dy marrëveshjeve tjera: Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Marrëveshjes së Prespës”, ka theksuar Osmani.