Veseli: Kombëtarja e Kosovës në futboll është krenaria jonë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka takuar lojëtarët e Kombëtares së Kosovës në futboll, në grumbullimin e parë të tyre para ndeshjeve të radhës për kualifikim në Euro 2020.
Gjatë vizitës në stadiumin “Fadil Vokrri”, Veseli ka shprehur mbështetjen e tij për sportistët kosovarë duke thënë se do t’i mbajë premtimet që u ka dhënë atyre.

Marketing

“Këta djemë janë krenaria jonë, këta po e bëjnë historinë, po tregojnë atë që jemi ne duke luajtur një lojë të pastër. E natyrshme që tani rritet konkurrenca por rritet edhe përkushtimi i këtyre djemve, presim edhe kualifikimin në Kampionatin Evropian”.

“Ne si politikë do t’i kryejmë detyrat tona. Që në fillim kam premtuar një milionë euro, vetëm gjysma është dhënë”.
“Ndërsa në korrik fillojmë edhe me ndërtimin e Stadiumit Kombëtar i cili do të jetë më i bukuri në rajon dhe ndër më të mirët në Evropë. Gjatë verës do të fillojmë me përhajër për Stadiumin Kombëtar”.

“Sa i përket basketbollit, gjatë vitit të ardhshëm pritet të fillojë ndërtimi i një salle e cila do të jetë ndër më të mirat në Ballkan”.

“Ne politikanët duhet që ta përcjellim shembullin e sportistëve”.

Kryeparlamentari veshi edhe fanelën e re të Kombëtares së Kosovës, ndërsa tha se ndihet krenar me lojën dhe zemrën e madhe që tregojnë në fushë lojëtarët e Kosovës.
“Ne jemi shumë krenarë me suksesin e arritur deri më tani, por mbi të gjitha jemi krenarë me vullnetin dhe zemrën e tyre të madhe, për t’i sjellë edhe më shumë suksese vendit tonë”.

Marketing