Vetëizolohet Albin Kurti, frikë se mund të jetë infektuar me koronavirus

Kryeministri në detyrë i Kosovës është vetizoluar në banesën e tij. Lajmin e bëri të ditur vetë Albin Kurti në rrjetet sociale.

Marketing

Një zyrtar i ministrisë së Integrimeve Europiane të cilin e ka takuar kryeministri, ka pasur kontakt të ngushtë me një të infektuar me koronavirus.

Kjo e ka detyruar kryeministrin të qëndrojë në shtëpi në vetizolim deri sa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin.

Përveç kryeministrit në detyrë, edhe ministri i integrimeve europiane Blerim Reka dhe stafet e ngushta të tyre janë vetizoluar.