Vetura përfundon në kanal, shpëtojnë pjestarët e një familjeje

Një aksident ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në Rrugën e Arbrit në Bulqizë.

Marketing

Një automjet i cili udhëtonte në drejtim të Tiranës doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.

Ngjarja e cila për pak sa nuk rezultoi fatale për tre anëtarët e një familjeje ndodhi në afërsi të një kantieri ndërtimi ku punohet për zgjerimin e kanalit kullues.

Tre personat që ndodheshin në makinë janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkak për aksidentin dyshohet se u bë shpejtësia e madhe.

Marketing