Sot është vendosur gurthemeli i Muzeut të gjenocidit serb “Bllaca 99”, në fshatin Bllacë të Hanit të Elezit.
Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili vendosi gurthemelin, tha se ky muze do të flas kundër harresës dhe kundër mizorisë së njeriut ndaj njeriut.
“Kjo shtëpi do të jetë shtëpi e kujtesës kolektive ku do të vijnë breza e breza, për të mësuar leksionin e parë – sa e e shtrenjt është liria dhe sa dhembje sjell rruga drejt lirisë”.
Këtu u shfaq edhe një ekspozitë me fotografi të ndryshme nga eksodi i kosovarëve i vitit 1999, përderisa u vendos edhe treni si muze.
Ndërsa në një tren tjetër që u nis nga Mitrovica dhe përshkoi rrugën që kosovarët kishin kaluar dy dekada më parë, qytetarë të shumtë kujtuan dëbimin që ua bënë forcat serbe.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe politikani nga Maqedonia, Ali Ahmeti, ambasadorët e huaj në Kosovë, zyrtarë institucional dhe qytetarë të shumtë.
Në kujtim të eksodit të Bllacës shfaqet ekspozitë me fotografi
Publiée par Klan Kosova sur Mercredi 10 avril 2019