Virusi korona/Blindohet Lombardia, ndalohet lëvizja në 11 provinca nga 8 marsi deri më 3 prill

Qeveria Italiane ka hartuar një draft ligjor që pritet të firmoset nga Kryeminstri Xhuzepe Konte e cila vendos të ndalojë hyrje daljet e qytetarëve që banojnë në të gjithë territorin e Lombardisë e në 11 provinca në 4 rajone të tjera italiane.

Marketing

Ky vendim parashikohet të hyjë në fuqi prej datës 8 mars 2020 deri më 3 pirll 2020.

Sipas këtij drafti blindohen e nuk lejohen të lëvizin jashtë komuanve ku jetojnë të gjithë banorët që jetojnë në territoret që konsiderohen me rrezik të lartë infektimi si:

1- I gjithë territori i rajonit të Lombardisë.

2- Në rajonin e Emilia Romagna, provincat e Regio Emilia, Modena, Piacenza, Parma e Rimini.

3- Në rajonin e Venetos , banorët e provincave të Venezia, Trevizo e Padova.

4- Në rajonin e Marche, banorët e provincave të Pesaro e Urbino.

5- Në rajonin e Piemontes , banorët e provincavet në Asti e Alessandria.

Drafti ligjor pritet të firmoset nga kryeminstri Konte i cili ua ka shëprndarë guvernatorëve të rajoneve përkatëse në pritje të opinioneve e sugjerimeve të tyre.

Ky draft i ri që limiton lëvizjen e qytetarëve në një zonë mjaft të rëndësishme për industrinë italiane, po shkakton debate potlitike e sociale. Vetëm në rajonin e Lombardisë jetojnë mbi 10 milionë banorë dhe limitimi i lëvizjes së tyre mund të shënojë pasoja për ekonominë e shoqërinë italiane.