Dy personat e prekur nga virusi korona që ndodhen në Klinikën Infektive janë në gjendje stabile shëndetësore, por për shkak të moshës së tyre çifti i prekur hyn në grupën me rrezik.
Dhjetë persona tjerë – familjarë të të prekurve të cilët kanë pasur kontakt me çiftin janë vënë në izolim shtëpiak ndërsa izolim iu është shqiptuar edhe 24 personave tjerë të cilët kanë qenë në të njëjtin autobusë me të prekurit. informoi Ministri I Shnëdetësisë Venko Filipce.
“Të gjithë udhëtarët janë identifikuar dhe kontaktuar përmes telefonit ,do të jenë në izolim shtëpiak .Një udhëtar është nga Shqipëria dhe kemi njoftuar ministrinë e shëndetësisë së Shqipërisë .Është përgaditru objekti për izolim në Demir Kapi ,Shtip, Veles dhe Gostivar”, u shpreh Ministri i Shnëdetësisë, Venko Filipce.
Vozitësi I autobusit I cili në ndërkohë ka bërë edhe një udhëtim në Itali dhe është kthyer sot autobusi dhe udhëtarët janë ndaluar në pikën kufitare në Tabanoc.
Ministri Filpce apelon që udhëtarët të tregojnë të dhëna të sakta.
“Apeloj që në vendkalimet kufitare të gjithë të tregojnë të dhëna të sakta ,sepse kemi rritje të numrit të të prekurve nga virusi korona në të gjithë europën .Vlen rekomandimi për të gjithë gjithë nëse kanë qenë në kontakt me të prekurit nëse kanë simptome .Kurse qytetarët tanë duhet të kenë më shumë kujdes në higjienën personale larjen e më shpësh të duarve”, theksoi Filipce.
Filipce potencoi se në autobusin me të cilin ka udhëtuar cifti nga Dibra ka pasur 28 udhëtar ndërsa gjithsejt 34 persona gjenden në izolim shtëpiak.