Virusi korona/Lirohen 85 mijë të burgosur nga burgjet iraniane

Irani është një nga tre vendet më të goditura nga koronavirusi në botë. Vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 135 persona, duke e çuar në 988 numrin total të viktimave.

Marketing

Nisur nga situata e rëndë, qeveria iraniane është detyrar të marrë një masë të rrezikshme, duke lënë të lirë 85 mijë të burgosur, duke përfshirë edhe të burgosurit politikë.

Nuk u bë e ditur se kur do të rikthehen të burgosurit sërish në ambientet ku vuanin dënimet, por Gholamhossein Esmaili, një zyrtar vendas, u shpreh se gjysma e të burgosurve që u liruan ishin “të burgosur të lidhur me sigurinë”.

Nga ana tjetër, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje të herë pas hershme për situatën e rëndë në burgjet e mbipopulluara në Iran, si pasojë e numrit të lartë të burgosurve politikë.