Virusi korona nuk kursen askënd! Edhe 2 foshnje të porsalindura infektohen me virusin vdekjeprurës

Dy bebe të porsalindura në Wuhan, Kinë, janë infektuar me koronavirusin e ri, sipas medias shtetërore kinez CCTV.

Marketing

Nëna e foshnjës ishte gjithashtu e infektuar nga virusi, dhe CCTV sugjeroi që “mund të ketë një transmetim nënë-foshnjë”, ku nëna ia kalon virusin bebes në mitër.

Megjithatë, është e pamundur të dihet nëse foshnjat ishin të infektuara në barkun e nënës.

Ekzistojnë mënyra të tjera që ata mund të ishin ekspozuar përmes trajtimit nga punonjësit e kujdesit shëndetësor, nënat që kolliten, ushqimi me gji apo edhe në procesin e lindjes.

Deri më tani rezultojnë 28.273 të infektuar me koronavirus ku 565 prej tyre kanë humbur jetën.