Virusi korona/Rritet frikshëm numri i viktimave në Spanjë

Numri i viktimave nga koronavirusi është rritur ndjeshëm në Spanjë. Vetëm këtë të martë janë shënuar 167 viktima, duke e çuar në total në 509 numrin e personave që kanë humbur jetën.

Marketing

Pas Italisë, Spanja është vendi i dytë në Evropë me numrin më të lartë të viktimave. Ndërkohë, të infektuar me Covid-19 janë 9,872 persona.

Autoritetet kanë mbyllur kufijtë dhe kanë nisur izolimin e pjesshëm të 47 milionë qytetarëve.

Madridi regjistrohet zona me numrin më të madh të rasteve me koronavirus.