“Viti i Skënderbeut”, seminar ndërkombëtar shkencor në Universitetin “Nënë Tereza”

Seminari ndërkombëtar shkencor me temë “Multikultura, multilingualizmi dhe interkultura nëpër shekuj” i cili organizohet me rastin e “Vitit të Skënderbeut”, hapet sot në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup.

Marketing

Seminarin do ta hap rektori i UNT-së, Azis Pollozhani ndërsa fjalime do të mbajnë edhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe Ministri i Kulturës, Asaf Ademi.

Folës kryesorë të seminarit të cilët do t’i trajtojnë edhe temat “Multikultura, interkultura dhe mutilingualizmi në kohën e Rilindjes” dhe
“Sfidat bashkëkohore të multikulturës, Interkulturës dhe multlingualizmit”, janë akademiku Luan Starova dhe Rubin Zemon.

Për Interkulturën në kohën e Skënderbeut, rilindjes dhe sfidat bashkëkohore me fjalime do të dalin edhe profesorët universitarë, Zeqirja Neziri, Ali Jashari, Avzi Mustafa, Mustafa Ibrahimi, Mirjana Maleska, Gjylimsere Kasapi, Sefer Tahiri, Kosta Milkov dhe Rizvan Sulejmani.

Në seminarin shqiptarët dhe Evropa me rastin e “Vitit të Skënderbeut”, në përkujtim të 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut do të sillen vështrime shkencore dukuri në rajon dhe më gjerë, duke hedhur një dritë mbi traditën e multikulturalizmit dhe multilinguizmit si dhe për të vlerësuar cilësinë e interkulturalizmit mes popujve të rajonit.

Marketing