Votimi PRO heqjes së vizave Kosovës, që vjen nga Parlamenti Europian, është një lajm i jashtëzakonshëm.
Lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës nëpër Europë është një arritje që ia rrit lirinë Kosovës, është një e drejtë themelore që e meriton populli i Kosovës.
Andaj, faleminderit gjithë euro-deputetëve që votuan ‘pro’ duke e mbështetur të drejtën e qytetarëve të Kosovës për lëvizjen e tyre të lirë.
– Urime qytetarëve të Kosovës!
Uroj gjithashtu që ky proces të mbyllet sa më shpejt, deri te hapi përfundimtar i miratimit te Këshilli i Ministrave i BE.