Ndërmjet zbulimit të tabelës në aeroportin e Nikola Tesllës dhe në një adresim ndaj qytetarëve bashkë me nikoqirin e tij, Aleksandër Vuçiq, kreu i shtetit francez, Emmanuel Macron, i cili sot nis një vizitë dyditore në Serbi, do të ketë një numër takimesh zyrtare, nga të cilat është e vështirë të lexohet se çfarë do të dërgojë ai në “valixhen diplomatike” në Beograd.
Ka shumë analiza dhe konkluzione të ndryshme nga të cilat Macron shkon për të eksploruar mundësitë për rifillimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, meqë vizita e tij është pjesë e tendencës që Franca të forcojë praninë e saj në rajon, transmeton Klan Kosova.
Sipas Tanjug, kjo vizitë shihet poashtu si pjesë e agjendës së Macron për të imponuar veten si një udhëheqës i Bashkimit Evropian.