Vjosa Osmani do të jetë femra e dytë si Presidente e Kosovës

Kyparlamentarja Vjosa Osmani nga sot ka filluar punën zyrtarisht si ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës. Ndonëse pozita e saj është e përkohshme, në bazë të ingrencave që i jep Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në disa raste kur presidenti, nuk është i aftë të ushtrojë funksionin, jep dorëheqje etj, mandati i kalon direkt Kryetarit të Kuvendit, që kësaj here në Kosovë ka qëlluar të jetë Vjosa Osmani.

Marketing

Kështu, Vjosa Osmani është bërë femra e dytë që do të ushtrojë një ndër pozitat më me ndikim, atë të përfaqësimit të unitetit të popullit, pas femër së parë që ka qenë Presidente e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Kujtojmë se pas presidentit Rugova, vetëm një femër, Atifete Jahjaga ia ka arrit që të kryejë një mandat të plotë të ushtrimit të detyrës së Presidentes.

Marketing