Vjosa Osmani nesër në Çair, në promovimin e Rrugës Ibrahim Rugova

Nesër (27.04.2023) do të bëhet inaugurimi i rrugës me emrin “Ibrahim Rugova”(Ish-“Sllavej Pllanina”) në Komunën e Çairit, ku do të merr pjesë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu. Ngjarja e inaugurimit të rrugës do të fillojë në orën 09:15 në afërsi të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, ndërsa më pas presidentja e Republikës së Kosovës do të vizitojë Çarshinë e Vjetër, si dhe do të vendosë lule tek shtatorja e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe tek Busti i Hasan Prishtinës.

Marketing