SkyShowtime: Pikat kryesore të majit

Rreth SkyShowtime

Marketing

SkyShowtime ndërthur argëtimin më të mirë nga studiot dhe tregimtarët më të mirë në botë. Me mijëra orë argëtim cilësor për gjithë familjen, ky shërbim do të ofrojë një përzgjedhje të pasur të serialeve dhe filmave më të shumëpritur në botë.
Premierat e serialeve
Czech it Out! (Spolu & hladoví)
I pasionuari i famshëm pas ushqimit, Lukash Hejlík, dhe vajza e tij adoleshente Klara Hejlíkova fillojnë një aventurë epike kulinare nëpër Çeki, për të zbuluar ushqimet, kulturën dhe argëtimin që ofron vendi i tyre. Duke vizituar vende me rëndësi gastronomike dhe historike, dyshja baba-bijë eksplorojnë vende unike ushqimi dhe fjetjeje në Moravi, Bohemi e më gjerë, ndërsa mësojnë më shumë për veten dhe njëri-tjetrin. Gjithçka e prezantuar në ditarin me ilustrime të udhëtimeve të Klarës, Czech It Out! Fton vendas e turistë të krijojnë një ide për Çekinë.
Hackerville
Kur gjurmohet një sulm piraterie në një bankë të madhe gjermane në Rumani, ekspertja e krimit kibernetik të BKA-së, Liza Metc (Ana Shumaher) dërgohet nga Frankfurti në Timishoara, qyteti i saj i lindjes, për të punuar me hetuesit vendas. Kur mbërrin në vendin nga i cili prindërit e saj ikën kur ishte fëmijë, Lizës i duket sa i njohur aq edhe i huaj. Për herë të parë në jetë, asaj i duhet të përballet edhe me të kaluarën e errët të familjes së saj.
A Town Called Malice
Ky koktej dehës i thrillerit të krimit dhe sagës familjare në fillim të viteve ‘80 ndjek Lordët, një familje ishgangsterësh të Londrës së Jugut që kanë rënë në fund të zinxhirit ushqimor kriminal dhe kjo nuk u pëlqen hiç. Kur arratisen për në Kosta del Sol në Spanjë, pas një beteje të një bande gangsterësh, Lordët kuptojnë që është një mundësi e artë për të rikrijuar vetveten dhe për të rifituar lavdinë e dikurshme. Megjithatë, ata kalojnë aq shumë kohë duke luftuar me njëri-tjetrin, sa ç’luftojnë edhe me kundërshtarët e tyre. Mirë se vini në Costa del Crime!
Fatal Attraction
Një riimagjinim i thellë i thrillerit psiko-seksual klasik dhe modelit kulturor të viteve ‘80, seriali i ri do të eksplorojë tërheqjen fatale dhe temat e përjetshme të martesës dhe tradhtisë përmes pikëpamjes së qëndrimeve moderne ndaj grave të forta, çrregullimeve të personalitetit dhe kontrollit detyrues. Me Xhoshua Xhekson në rolin e Dan Gallager dhe Lizi Kaplan në rolin e Aleks Forest.
Seriale në vazhdim
Grease: Rise of the Pink Ladies
Grease: Rise of the Pink Ladies me Mariza Davila në rolin e Xhejnsit, Çejenë Izabelë Uells në rolin e Olivias, Ari Notartomazo në rolin e Sinthias, Trisha Fukuhara në rolin e Nensit, Shanel Beijli në rolin e Hejzëllit, Medizon Tompson në rolin e Suzanës, Xhonatan Nivs në rolin e Riçit, Xhejzon Shmit në rolin e Badit, Maksuell Uitington-Kuper në rolin e Uollit dhe Xheki Hofman si Esti. Drejtori McGee. Seriali muzikor zhvillohet katër vjet përpara origjinalit Grease; në vitin 1954, përpara sundimit të rock ‘n’ roll, përpara se T-Birds të ishin më të këndshmet në shkollë, katër të përjashtuara e të mërzitura guxojnë të argëtohen sipas kushteve të tyre, duke ndezur një panik moral që do të ndryshojë përgjithmonë Rydell High.
PAW Patrol
PAW Patrol është një serial parashkollor i llojit aksion-aventurë me imazhe të prodhuara nga kompjuteri, ku një grup prej gjashtë këlyshësh heroikë, udhëhiqen nga një djalë 10 vjeçar plot me njohuri për teknologjinë, i quajtur Rajder. Me një përzierje unike të aftësive për zgjidhjen e problemeve, automjete të lezetshme dhe humor fizik, PAW Patrol punon së bashku për të mbrojtur komunitetin e Adventure Bay. Që nga Marshalli, qeni zjarrfikës, te Çejsi, qenushja police, e deri te Skaj, e cila fluturon me helikopterin e saj, çdo qenush shfaq personalitet dhe aftësi unike në ekip, duke modeluar rëndësinë e punës në grup dhe qytetarisë së mirë.
Filma
A Quiet Place
Nëse ju dëgjojnë, ju gjuajnë. Në këtë thriller tmerrësisht rrëqethës, një familje duhet të jetojë jetën e saj në heshtje për të shmangur krijesat misterioze që gjuajnë, duke u bazuar në tinguj. Duke e ditur se edhe pëshpëritja apo hapi më i vogël mund të sjellë vdekjen, Evelina (Emili Blant) dhe Li (Xhon Krasinski) Aboti janë të bindur të gjejnë me çdo kusht një mënyrë për t’I mbrojtur fëmijët e tyre, ndërkohë që kërkojnë me dëshpërim një mënyrë për t’u kundërpërgjigjur.
Vengeance
Shkrimtari i shquar BiXhej Novak (The Office) bashkohet me studion virtuoze të filmave thriller Blumhouse Productions (Get Out dhe The Purge), për debutimin e tij të parë si regjisor, në lidhje me një gazetar-podkaster që udhëton nga Nju Jorku për në Teksas, për të hetuar vdekjen e ish-dashnores së tij. Është një komedi e errët drithëruese me një trupë aktorësh yje, ku përfshihen Isa Rej, Ashton Kuçer, Bojd Holbruk, Xh. Smith-Kameron dhe Douv Kameron.

RABBIT HOLE: 108 -Ace in The Hole Kiefer Sutherland as John Weir and Meta Golding as Hailey Winton the Paramount+ series Rabbit Hole. Photo Cr: Marni Grossman/Paramount+ © 2022 Viacom International Inc. All Rights Reserved.