VMRO-DPMNE: Arben Taravari ishte ministër i Sëmundjes (VIDEO)

Taravari do të ballafaqohet me përgjegjësinë e tij politike edhe atë në zgjedhjet lokale ku bashkë me qytetarët do ta mposhtim dhe do ta deligjitimojmë për paaftësinë e tij. Kështu deklaronte pothuajse në çdo konferencë për shtyp anëtarja e VMRO-së Jelena Zhugiq që nga viti 2017 e deri para disa muajve, shkruan tokasot.com

Marketing

Jelena Zhugiq tani në këtë fushatë zgjedhore udhëheqë tubimet e VMRO-DPMNE-së, kurse para disa ditësh “fundosi” Taravalrin në Gostivar duke e prezantuar si kandidat të tyre për këtë komunë dhe duke e detyruar që të qëndroj “gatitu” para himnit të VMRO-DPMNE-së

Partia e Hristijan Mickoskit, kryetarin aktual të Gostivarit Arben Taravari e ka quajtur si sëmundja më e madhe e shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut gjatë kohës sa ai ushtronte pozitën e ministrit të Shëndetësisë, duke shkuar edhe më tej dhe duke thënë se Taravari lirshëm veten mund ta llogarisë edhe si ministër i Sëmundjes.

“Sëmundja më e madhe për shëndetësinë e Maqedonisë së Veriut është ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Ministri Taravari, papërgjegjshmëria e tij dhe paaftësia e tij. Tetë jetë fëmijësh u shuan si rezultat i paaftësisë së Taravarit. Ministri i Sëmundjes Taravari është i paaftë dhe jo adekuat për vendin tonë. VMRO-DPMNE nuk do të lejojë që qytetarët të durojnë këtë kaos. Taravari shumë shpejtë do të ballafaqohet me përgjegjësinë e tij politike edhe atë në zgjedhjet lokale ku bashkë me qytetarët do ta mposhtim atë dhe do ta deligjitimojmë,” ka deklaruar Zhugiq.

VIDEO në linkun : https://tokasot.com/2021/10/05/vmro-dpmne-arben-taravari-ishte-minister-i-semundjes-video/