VMRO-DPMNE takim njëorësh me Eskobarin

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka takuar zyrtarin amerikan Gabriel Escobar në ambientet e ambasadës amerikane në Shkup. Siç njoftojnë nga VMRO-DPMNE-ja, Mickoski gjatë takimit njëorësh përsëriti pikëpamjet e njohura të partisë për ndryshimet kushtetuese.

Marketing

“Qëndrimi i koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja lidhur me ndryshimet kushtetuese u konfirmua në takim. Të dyja palët theksuan gjithashtu nevojën për të forcuar dhe thelluar miqësinë strategjike midis dy vendeve. Kryetari Mickoski theksoi se qeveria aktuale në Maqedoni për shumë çështje të brendshme politike keqinformoi komunitetin ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara.”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

Sipas VMRO-së, e vetmja zgjidhje për dalje nga situata janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.