Zaev dhe Pendarovski e kanë turpëruar dhe poshtëruan Republikën e Maqedonisë. Shteti edhe krahas ndryshimit të emrit mbeti pa fillim të negociatave në qershor, kjo është kështu pasi nuk ka reforma.
Nëse në dhjetë vitet e kaluara pengesë kryesore për mos fillim të negociatave ka qenë vetoja e Greqisë, tani problem kryesor janë mungesa e reformave.
Zaev dhe Pendarovski kanë marrë orientim për zbatimin e disa reformave mes të cilëve: Reforma gjyqësore, luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit edhe në nivel të lartë dhe reforma në zbulimin dhe strukturat e sigurisë, si dhe reforma të administratës publike. Asgjë nga kjo nuk është përmbushur.
Zaev dhe Pendarovski kanë shpenzuar dy vite nga jeta e qytetarëve dhe në vend se të bëjnë diçka, ata e kthyen vendin prapa.
Me Zaevin dhe Pendarovskin në Republikën e Maqedonisë lulëzon krimi. Shteti fundoset, ndërsa njerëzit janë të ngatërruar në pashpresë.
Është koha të ndryshohet praktika e keqe dhe shteti të fillojë të shënojë suksese.
Zëri i Gordana Siljanovskës është zë i reformave, për prosperitet, i të drejtës dhe drejtësisë.
Qendra për komunikim nga VMRO-DPMNE