VMRO-DPMNE: Zgjedhjet e parakohshme nxjerrin vendin nga krizat

Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së, në seancën e mbajtur mbrëmë ka diskutuar për situatën aktuale politike dhe ekonomike në vend, marrëdhëniet me Bullgarinë kurse ka miratuar edhe vendime kadrovike.

Marketing

Asnjëherë nuk kanë qenë më të këqija raportet Shkup-Sofje ka vlerësuar Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së. Sipas tyre, sic percjell KlanM, Traktati i Miqësisë me Bullgarinë, në vend që të sjellë raporte miqësore, paraqet “një pemë që rrit fryte të helmuara”.

“Asnjëherë nuk ka pasur kaq pasiguri në raportet Maqedoni – Bullgari, kurse e keqja është se vazhdimisht zgjerohet politika shantazhuese bullgare për të mohuar popullin, identitetin dhe gjuhën maqedonase. Fajtor për këtë është qeveria e Kovaçevskit, e cila në kundërshtim me kërkesat e qytetarëve maqedonas u pajtua dhe mundësoi që Bullgaria të vendos kërkesa të reja” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Maqedonia asnjëherë nuk e ka pasur gjendjen kaq të vështirë ekonomike, kurse gjithnjë e më shumë po thehen rekorde për inflacionin – sic njofton KlanM, ka konkluduar VMRO-DPMNE-ja duke drejtuar akuza se Qeveria është e paaftë të mbrojë qytetarët nga shtrenjtimet e vazhdueshme.

“Kjo Qeveri është e aftë vetëm për krime dhe korrupsion që dëshmohet nga Raporti i fundit i Transparency International. Për këtë shkak, shpëtimi i vetëm dhe dalja nga kjo situatë, janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që të vijë një qeveri për të nxjerrë vendin nga balta që e kanë futur LSDM dhe BDI” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Në seancën e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së janë miratuar edhe disa vendime kadrovike që kanë të bëjnë me emërimet e Kryetarëve për Komitetin e Qytetit të Shkupit dhe Tetovës.