VMRO e zhgënjyer nga lëvizja e Taravarit

VMRO-DPMNE e zhgënjyer nga kreu i ASh-së, Arben Taravari. Rikujtojnë se mandatin për kryetar komune në Gostivar e ka fituar me përkrahjen e VMRO-DPMNE-së dhe tani dëshiron të bëjë koalicion me LSDM-në dhe BDI-në.

Marketing

“Kur Aleanca premton ndryshimin e kushtetutës pa pyetur qytetarët kjo quhet mashtrim. Po ashtu, mashtrim është kur Taravari bëhet kryetar komune në Gostivar me votat e VMRO-DPMNE-së dhe pastaj vrapon të hyjë në qeverinë e BDI-së dhe LSDM-së. Dhe, gjithsesi se quhet mashtrim kur Taravari thotë se ndonjë faktor ndërkombëtar ka kërkuar që ai të hyjë në Qeveri dhe kur ta pyesni se cili është ai faktor, Taravari eviton përgjigjen.”, – thekson Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.