VMRO DPMNE vazhdoi akuzat ndaj kryeministrit Zaev se gjatë bisedimeve me Bullgarinë po negocion gjuhën maqedonase që është pjesë identitetit.
Duke komentuar lajmet e plasura në disa media bullagare se Zaev ka ofruar zgjidhje duke përfshirë gjuhën maqedonase, nga opozitarja VMRO akuzojnë për Zaevin për një tradhëti të re kombëtare.
“E para, Zaev, edhe përkundër deklarimeve se nuk bisedohet për veçantinë e gjuhës maqedonase, ai paturpësisht gënjeu publikun. Kjo konfirmon drejtpërdrejt se bisedohet për gjuhën maqedonase, e cila është identiteti ynë. E dyta, Zaev këtu pranon tezën negative të qarqeve në Sofje, se gjuha maqedonase dhe bullgare janë të gjuhë njëjtat, e që gjithashtu është një kërcënim i drejtpërdrejtë për identitetin tonë. Një pretendim i tillë është një mohim i vazhdimësisë historike të gjuhës maqedonase. Zaev në këtë mënyrë konfirmon se në bisedime po bën tradhëti kombëtare” – tha Mite Lefkov nga VMRO-DPMNE.