VMRO: Mbrëmë u varrosën vlerat demokratike në Maqedoni

Një ditë pas votimit të nismës për ndryshime kushtetuese në Maqedoni, partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, këtë mëngjes nëpërmjet një komunikate i është drejtuar popullit të Maqedonisë.

Marketing

“Ajo që ndodhi mbrëmë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ishte një turp që bota nuk e kishte parë më herët. Zoran Zaev dhe karteli i tij qeveritar treguan qartë se për ata vlerat demokratike dhe vullneti i popullit nuk përbëjnë asgjë, dhe se kjo garniturë qeveritare është shembull i korupsionit, shantazhit dhe kërcënimit.

Mbrëmë u varrosën vlerat europiane në Maqedoni. Frika për t’u përballur me vullnetin e popullit bëri që LSDM dëshpërimisht të dhunojë, institucionet, shtetin dhe qytetarët, duke e ulur vlerën e Kuvendit njejtë me një treg të zakonshëm në të cilën dinjitetin dhe identitetin Maqedonas e paraqitën si speca dhe domate në treg të zakonshëm. Zaev dëshmoi se ai nuk posedon kapacitete demokratike dhe do të dënohet nga vetë populli i tij.

Populli maqedonas gjatë historisë gjithmonë ka vlerësuar se si duhet të dënohen tregtarët e tillë të vegjël që për një grusht para e kan mohuar vullnetin e popullit dhe i kanë hedhur në humnerë të historisë.

Maqedonia do të fitojë, sepse gjithmonë drejtësia dhe e vërteta fitojnë.

Marketing