VMRO nuk arsyeton ikjen e Gruevskit

Policia e vendit po hesht kurse Shqipëria dhe Mali i zi, treguan rrugën e arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Kështu thonë nga partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët. Ata kërkojnë se në çfarë mënyre Gruevski ka dalë nga shteti dhe me çfarë veture, a ka qenë vetë ose ka pasur ndihmës, a ka dalë në pikë kufitare apo në mënyrë ilegale.

Marketing

“Ne konsiderojmë se është një ngjarje e cila me të vërtetë paraqit një skandal në vete kur dihet se kanë dështuar tre institucione kyçe në shtet edhe atë MPB-ja, Qeveria, Prokuroria, me një fjalë Qeveria e re. Fatkeqësisht e gjithë kjo po bëhet në momentin kur ne trupmetojmë për anëtarësim në NATO dhe BE… Kjo është deklaratë qesharake ku kryeministri duhet të japë deklarata serioze të kësaj natyre ose le të ofrojë dëshmi nëse e paraqet si kidnapim, ne nuk besojmë se ishte kidanpim dhe besojmë se ka qenë e organizuar më gjerë dhe e organizuar nga dikush që sot mund të jetë pjesë e pushtetit”, tha Flakron Bexheti, ASH.

Ndërsa nga partia e VMRO-DPMNE-së, drejtojnë gishtin nga siguria shtetërore, dhe thonë se partia e tyre nuk e arsyeton ikjen e ish-kryetarit.

“VMRO-DPMNE nuk pajtohet me vetë largimin e Nikolla Gruevskit, për shkak se ky nuk është opsion edhe në rast kur të gjithë e dinë se bëhet fjalë për përndjekje politike. Kështu cenohen edhe personat e tjerë të cilët gjithashtu janë cak i kësaj përndjekje”, tha Naum Stoilovski, VMRO-DPMNE.

Deputetja e pavarur e VMRO-DPMNE-së Nola Ismalovska Starova, thotë se MPB-ja duhet të merrte masa për ta mbrojtur Gruevskin, pasi sipas deputetes ish-kryeministri ishte i kërcënuar.

“Konsideroj se ka pasur ndonjë mënyrë tjetër. Nuk mund ta justifikoj këtë hap, por siç thashë paraprakisht, në qoftë se ka pasur informata të tilla, ishte dashur që MPB-ja të ndërmarrë masa të tjera dhe në qoftë se ekzistojnë ato kërcënime për jetë, duhet t’ia garantojnë sigurinë kolegut tonë”, tha Nola Ismailovska-Starova, deputete e VMRO-DPMNE-së Pavarur.

Edhe partia shqiptare në pushtet BDI thonë se funksionarët e tyre nuk kanë pasur lidhje me arratisjen e Gruevskit në Hungari. Kjo parti i quajti shpifje dhe tha se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për ikjen e ish-kryeministrit.

Marketing