1000 familje aktualisht janë pa një strehë mbi kokë, por ky është vetëm vlerësimi paraprak i autoriteteve pasi numri mund të rritet.12 banesa në Durrës dhe 15 të tjera në Tiranë do të shemben plotësisht nga Inspektoriatet e Ndërtimit.
E para u shemb sot në zonën e ish-Kënetës. Ato tashmë janë të pabanueshme për shkak të shkatërrimit nga goditjet e tërmetit të 26 nëntorit.
Voda: Durrësi ka qenë pjesa më e prekur. Numri i banesave të shkatërruara plotësisht për të cilat ka filluar shkatërrimi. Sot kemi shembur një banesë me rrezikshmëri të lartë në zonën e ish-Kënetës dhe nesër kemi 11 të tjera me të cilat do të vazhdojë Inspektoriati vendor dhe ai kombëtar i territorit. Pra 12 banesa të shkatërruar totalisht i kemi në qarkun e Durrësit, ndërsa në qarkun e Tiranës kemi 15 banesa të shkatërruara totalisht, 239 banesa të dëmtuara, 8 pallate të shkatërruar plotësisht dhe 61 pallate të dëmtuara rëndë.
Deri tani janë mbledhur 15 milion euro dhe administrimi i fondeve do të bëhet nga Komiteti Kombëtar i Rindërtimit.
Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, në një lidhje telefonike nga Durrësi për RTV Ora tha se se synimi është rindërtimi i banesave të qytetarëve.
Voda: Në faqen e-Albania janë të gjitha llogaritë bankare për të dedikuar ndihmat. Synimi kryesor është rindërtimi i banesave. Kryeministri sot bëri thirrje edhe për përfshirjen e anëtarëve të opozitës.
Por a do ketë persona që do të mbajnë përgjegjësi për ndërtimin jashtë standardeve?
Voda: Policia e Shtetit do të bëjë punën e saj.Sigurisht që do të merremi dhe me përgjegjësit e kësaj gjëje.