Vogëlueshi 8 muajsh që i çuditi të gjithë duke notuar në Dhërmi

Mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë. Është vetëm 8-muajsh dhe di të notojë. Francis mund të konsiderohet një zbulim, teksa e sheh me sa qetësi noton dhe zhytet në pishinë në plazhin e Drimadhesit.

Mamaja e Francis e ftuar tek “Edicioni veror” ne ABC news, tregon se vogëlushi ka nisur të notojë që kur ishte 3-javësh.

Marketing

E pyetur se si i lindi idea për t’i mësuar Francisit notin, mamaja e tij u shpreh se fillimisht kishte parë video nga Youtube dhe ishte mahnitur nga bebet që arrinin të notonin.

“Mora një trajnim personal sesi të mësosh bebet në ujë sepse duhet të mësosh edhe ndihmën e shpejtë se është bebe, i ka reflekset e freskëta, mora të gjitha trajnimet e duhura. Nuk kam frikë kur e lë të notojë, më ka bërë të krijoj besim. Është diçka shumë e mirë sepse i zhvillon kockën, sporti është jeta, nuk do jetë asnjëherë fëmijë obez, do jetë gjithmonë i shkathët dhe bën një gjumë shumë të qetë pasi bën not”, u shpreh mamaja e Francis.