Von Cramon: Kosovës duhet t’i hiqen të gjitha masat nga BE-ja

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se Raporti i Progresit për Kosovën për vitin 2023 i Komisionit Evropian thekson progresin e Prishtinës në shumë fusha reformuese, përfshirë reformën zgjedhore dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Marketing

Ajo me anë të një postimi në X ka deklaruar se Komisioni po ashtu ka konfirmuar se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë lirshëm drejt BE-së nga 1 janari i vitit 2024.

“Zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të kaluara në dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, si dhe reformat e mëtejshme të sundimit të ligjit, përfshirë drejtësinë, janë kyçe për rrugën e Kosovës drejt BE-së”.

“Më në fund, është koha që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës”, ka shkruar Von Cramon./Klankosova.tv