Von Der Leyen: Do të dhurojmë vaksinë COVID-19 për Ballkanin Perëndimor

Mandatory Credit: Photo by PATRICK SEEGER/EPA-EFE/REX (10337493az) German Defense Minister Ursula von der Leyen and nominated President of the European Commission listens to a speech after her statement at the European Parliament in Strasbourg, France, 16 July 2019. European Parliament in Strasbourg, France - 16 Jul 2019

Bashkimi Europian nuk do të lërë jashtë vëmendjes Ballkanin Perëndimor sa i përket çështjes së vaksinës COVID-19.

Marketing

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, është shprehur se Bashkimi Europian po mendon të aprovoj vaksinën e zhvilluar nga Pfizer dhe Biontech brenda muajit dhjetorit, ndërsa ajo e Modernas në mes të janarit.

Ndër të tjera Von Der Leyen është shprehur se Bashkimi Europian, jo vetëm do të koordinojë dhurimin e vaksinave për vendet anëtare por edhe do të jap një pjesë të tyre për Ballkanin Perëndimor, kryesisht për personelin shëndetësor.

“Është vaksinimi dhe jo vaksina, ajo që shpëton jetë. U bëj thirrje të gjitha vendeve anëtare që të finalizojnë përgatitjet për nisjen e imunizimit. Ne jemi të gatshëm t’i mbështesim ata. Ne gjithashtu kujdesemi për fqinjët tanë. Bashkimi Europian do të koordinojë dhurimin e vaksinave nga vendet anëtare, në veçanti për të mbrojtur personelin shëndetësor në Ballkanin Perëndimor dhe fqinjët tanë. Dhe në fund, ne duhet të nisim punën që tani për të shmangur kriza të tjera të mundshme”, tha Ursula Von Der Leyen, presidente e KE./