Voziti me 2.11 promilë alkool në gjak, kapet nga policia

Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se gjatë ditës paraprake, 17 shkurt, në Shkup ka sanksionuar 11 shoferë pasi që janë kapur duke vozitur nën ndikimin e alkoolit.

Marketing

Njëri nga ata, madje është kapur duke vozitur edhe me 2.11 promilë alkool në gjak.

Përveç për vozitje nën ndikim të alkoolit, policia ka parashtruar sanksione edhe për vozitje duke mos respektuar shpejtësinë e lejuar – 67 sanksione, 16 sanksione për vozitje pa patentë të shoferit, 9 sanksione për vozitje me vetura të parregullta teknikisht dhe 13 masa për përdorim të celularëve.