Voziti me 250km/h, kapet nga policia

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, në tërë territorin e shtetit ka sanksionuar 872 vozitës për shkak se kanë vozitur me shpejtësi jashtë të lejuarës.

Marketing

Siç thuhet në njoftim, gjatë ditës së djeshme, 21.02.2021, Njësiti mobil për siguri në komunikacion nga gjithsej 872 sanksionet e parashtruara, 108 kanë qenë për shkak se kanë vozitur mbi shpejtësinë 50km/h, kurse 30 për shkak se kanë vozitur mbi 70 km/h.

Nga fotografitë që ia kanë bashkëngjitur njoftimit, kuptohet se mes të sanksionuarve kanë qenë edhe vozitës të cilët janë kapur duke vozitur me shpejtësi prej 250 km/h, 200 km/h dhe 198 km/h.