Vrasja e Darya Dugina, reagon Putin: Një krim mizor, vërtetoi se…

Presidenti rus, Vladimir Putin ka reaguar për herë të parë pas vrasjes së Darya Dugina, vajzës së aleatit të tij të ngushtë e cila mbeti e vrarë pas një shpërthimi me bombë.

Marketing

Putin e cilësoi ngjarjen një krim mizor dhe të poshtër, ndërsa u dërgoi ngushëllime familjarëve të Daryas.

“Një krim i poshtër, mizor ia mori jetën Darya Dugina-s, një personi të ndritur, të talentuar me një zemër të vërtetë ruse, e sjellshme, e dashur, simpatike dhe e hapur. Ajo i shërbeu popullit me ndershmëri si gazetare, shkencëtare, filozofe dhe korrespondente lufte. Darya vërtetoi me veprat e saj se çfarë do të thotë të jesh patriote e Rusisë”, ka shkruar presidenti rus, i cituar nga kanali Telegram i Kremlinit në një mesazh ngushëllimi për vrasjen e Duginas.

Kujtojmë se Darya Dugina humbi jetën nga një shpërthim me bombë mbrëmjen e 20 gushtit. Ndërkohë, sipas shërbimit të Sigurisë së Brendshme të Rusisë, vrasja ishte organizuar nga shërbimet sekrete ukrainase dhe ishte ekzekutuar nga shtetasja ukrainase Natalia Vovk, e cila u arratis në Estoni pas krimit.

Ndërsa Ukraina nuk pranon akuzat e Rusisë për pjesëmarrjen në vrasjen e vajzës së aleatit të ngushtë të Putin, Aleksandër Dugin./