Vrasja e dyfishtë/ Prokuroria jep

Prokurori publik kujdestar së bashku me ekipet hetimore policore sonte po kryejnë hetime në vendngjarje në një lokal, ku në një incident të armatosur mbetën të vrarë dy persona dhe një u plagos.

Marketing

Sipas informacioneve fillestare, disa persona të maskuar me armë zjarri kanë qëlluar në drejtim të dy të cilët kanë gjetur vdekjen në vend, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për tretman mjekësor.

Gjurmët janë fiksuar në vendngjarje dhe prokurori publik jep të gjitha urdhrat dhe udhëzimet e nevojshme për sigurimin e provave që do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e identitetit të autorëve.