Vrasje në Ferizaj: Ish-bashkëshorti vret ish-gruan dhe plagos një 15-vjeçar

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për ngjarjen tragjike që ka ndodhur sot në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, ku mbeti e vrarë një grua dhe u plagos një i mitur. Policia për Klankosova.tv tha se viktima femër është e moshës 21-vjeçare, ndërsa i plagosuri është i moshës 15-vjeçare, i cili është jashtë rrezikut për jetën. “Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë mësuar se një person brenda Qendrës për Punë Sociale në katin I-rë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave dhe për pasoj një person E.C (F/K) e moshës 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e së cilës është konfirmuar nga mjekët kujdestar në vendin e ngjarjes, ndërsa plagë trupore ka pësuar personi D.C ( M/K) i moshës 15 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe është jashtë rrezikut për jetën, kurse i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur”, tha policia, njofton Klankosova.tv.

 

Më tej, bëhet e ditur se i dyshuari është V.A, i moshës 36-vjeçare, të cilin kanë arritur ta arrestojnë rreth orës 15:15, kurse në vend të ngjarjes janë edhe hetuesit dhe krim teknikët rajonal, të cilët po e ekzaminojnë vendin e ngjarjes.

“Ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit, hetuesit rajonal të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë identifikuar të dyshuarin V.A ( M/K) i moshës 36 vjeçar dhe menjëherë kanë rrethuar zonën përreth dhe pas një pune intensive në terren , në orën 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje dhe e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, për procedura tjera hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kurse, Kryeprokurori i Ferizajt ka konfirmuar për Klankosova.tv se i dyshuari për vrasjen është ish-bashkëshorti i viktimës.

 

Marketing